Lavdi Plisbardhit të Medvegjës

(Kushtuar Shefki Halimit 1943 – 2020)

Lindë e rritë n‘fshatin Tupallë
Nga vendlindja i pandarë
Në varfëri e skamje t‘madhe
Njeri me vlera i kësaj ane

Hije i kishte plisi i bardhë
Që e barti shumë krenar
N‘ballë të odës e t‘oxhakut
Duke pajtuar vëllezërit e gjakut

E kulturën e kishte n‘zemër
N‘festivale bëri emër
Me kavall e vegla tjera
Në çdo vend i hapej dera

Lavdi!

Medvegjë, 4 dhjetor 2020
Rexhep Abazi