Largohet nga PSG, Thiago Silva merr oferta nga klube të shumta angleze

PSG nuk do të rinovojë kontratën me Thiago Silvën, i cili në verë do të jetë lojtar i lirë, duke lënë Francën pas plot 8 vitesh. Pavarësisht moshës 35-vjeçare, eksperienca e brazilianit mund të jetë thelbësore në shumë ekipe.

Gjasat më të mëdha janë që mbrojtësi të kalojë në Angli, ku janë plot 5 klube që interesohen për të. Favorit mbetet Everton, që ka avantazh të madh Carlo Ancelottin, i cili gëzon një marrëdhënie shumë të mirë me Thiago Silvën. Përveç Everton, për shërbimet e brazilianit interesohen edhe Arsenal, West Ham, Newcastle dhe Wolves.