Gerson drejt transferimit te Chelsea, “fërkon duart” edhe Roma

during the TIM Cup match between AS Roma and Torino FC at Olimpico Stadium on December 20, 2017 in Rome, Italy.

Një vit më parë Roma shiti mesfushorin Gerson Santos te Flamengo për shifrën e 11.8 milionë eurosh, pasi i dha mundësinë për dy sezone që të shpërthejë në kampionatin italian dhe u lodh nga pritja.

Por kura braziliane duket se i ka bërë mirë mesfushorit, që ka bërë paraqitje të niveleve të larta gjatë këtij sezoni, duke arritur të zgjojë interesin e shumë klubeve të mëdha europiane.

Së fundi është Chelsea që ka bërë një ofertë zyrtare prej 35 milionë eurosh për kartonin e Gerson dhe gjasat janë që drejtuesit e Flamengos të pranojnë ofertën, ndërsa nga ky transferim do të përfitonte edhe Roma, që ka ruajtur 10% të vlerës së kartonit në rast rishitjeje.