Hiqet aplikimi i kohës shtesë në gjysmëfinale, Rai zbulon oraret e sfidave

Juventus' Portuguese forward Cristiano Ronaldo (R) challenges AC Milan's Spanish forward Samu Castillejo during the Italian Cup (Coppa Italia) semi-final first leg football match AC Milan vs Juventus Turin on February 13, 2020 at the San Siro stadium in Milan. (Photo by Isabella BONOTTO / AFP) (Photo by ISABELLA BONOTTO/AFP via Getty Images)

Futbolli italian rifillon me Kupën e Italisë, ndërkohë që Rai ka zyrtarizuar edhe oraret e sfidave, që do të startojnë në 21:00. Dy sfidat e kthimit duket e sigurt që do të luhen pa kohën shtesë, një ndryshim ky i formatit për të shmangur sforcimin fizik për lojtarët, që po kthehen nga një ndalesë e gjatë disamujore për shkak të pandemisë së Koronavirusit.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Liga do të zyrtarizojë programin dhe do të konfirmojë formatin pa kohë shtesë. Në rast të një rezultati identik me atë të ndeshjes së vajtjes, ekipet shkojnë direkt te gjuajtjet e penalltive për të përcaktuar se cila do të hyjë në finale.

Skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Italisë janë të kënaqura nga ky vendim, sepse i frikësohen një nisjeje të lodhshme dhe me dëmtime. Milani, Juventusi, Inter dhe Napoli do të shmangin një 30-minutësh shtesë në dy sfidat që do të luhen të premten (Juventus-Milan) dhe të shtunën (Napoli-Inter) në mbrëmje.