Lampard ka një mesazh për yjet e Chelseat

Frank Lampard u ka thënë lojtarëve të tij te Chelsea që ata duhet të fillojnë që të punojnë më shumë që të jenë në nivelin e talentit të tyre dhe t’i japin fund mungesës së golave.
Chelsea ka dështuar ta gjejë golin në katër ndeshjet e fundit, seria kjo më e dobët e klubit që nga viti 1993, ose të fitojë në pesë ndeshjet e fundit të zhvilluara, raporton lajmi.net.

Trajneri i përkohshëm, Frank Lampard, rekordmeni i golave në klub, tha:

“Mënyra e vetme për ta zgjidhur këtë është duke punuar shumë dhe duke u fokusuar. Gjëja kryesore që më ka shtyrë mua si lojtar ishte dëshira dhe vullneti im. Ka shumë talent në këtë skuadër, por ky talent duhet të shfaqet çdo ditë për ta marrë produktin final”, tha Lampard.

“Pjesë e punës sonë si trajner është ta rregullojmë këtë gjë, sepse talenti është një gjë dhe etika e punës dhe zbatimi i tij në fushë është tjetër”, shtoi më tej Lampard.

Mbrëmë Chelsea shënoi gol, por u mposht 2:1 nga Brightoni.