Henry parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve

Legjenda franceze, Thierry Henry ka parashikuar se kush do të fitojë Ligën e Kampionëve.

Teksa jemi ende në fazën çerekfinale të kompeticionit më të rëndësishëm në nivel klubesh, Ligën e Kampionëve shumë prej yjeve të futbollit kanë parashikuar se kush mund ta fitojë.

Së fundmi ashtu ka bërë edhe legjenda franceze, Henry,

Ai në ‘CBS Sports’, emëroi të preferuari i tij për Ligën e Kampionëve 2022/23.

Sipas francezit, në finalen do të luajnë Manchester City dhe Napoli dhe fitues do të jetë skuadra e Pep Guardiolës./Lajmi.net/