Pas aksidentit të rëndë që pësoi, Lazio tregon gjendjen e Immobile

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile ka pësuar një aksident trafiku.
Sipas raportimit të ‘Corriere dello Sport’, sulmuesi i Lazios ka qenë duke kaluar në Ponte Matteotti kur është përplasur me tramvaj, transmeton lajmi.net.

Në aksident janë përfshirë edhe persona të tjerë, ku disa nga të plagosurit janë transportuar me autoambulancë, transmeton lajmi.net.

Në videot e publikuara, Immobile shihet duke rrëfyer atë që ndodhi: “Tramvaji kaloi në semafor të kuq. Për fat ndihem mirë, vetëm më dhemb krahu”.

Immobile po e çonte familjen në një festë. Sipas asaj që raportohet në Itali, ishte tramvaji që nuk respektoi dritën e kuqe.

Sulmuesi dhe familja e tij aktualisht ndodhen në urgjencën për masa paraprake.

Klubi i Lazios së fundmi reagoi, duke treguar gjendjen shëndetësore të lojtarit të tyre.

“Stafi mjekësor i S.S. Lazio njofton se, sot, pas një aksidenti rrugor, futbollisti Ciro Immobile ka pësuar një traumë me deformim të shtyllës kurrizore dhe një frakturë të përbërë në brinjën XI të djathtë.

Kushtet aktualisht janë të mira. Futbollisti mbetet nën vëzhgim në departamentin e mjekësisë urgjente të drejtuar nga profesori Francesco Franceschi i Spitalit Universitar Agostino Gemelli IRCCS në Romë”.