Lajm i mirë për ‘Blaugranët’, Barcelona mund të regjistrojë transferimet e reja

Barcelona së shpejti do mund të regjistrojë lojtarët e rinj.

Sipas raportimeve nga ‘AS’, Barça do të aktivizojë edhe levën e katërt ekonomike, duke shitur 24.5% të drejtave televizive te “Orpheus Media”.

E përditshmja spanjolle njofton se me shitjen e 24.5% të drejtave të tyre, katalanasit do të përfitojnë afro 100 milionë euro.

Kështu, Barcelona mund të jenë në gjendje që të regjistrojnë transferimet e reja, si dhe zgjatjen e kontratave të Dembeles dhe Sergi Robertos.

Rol kyç që ‘Blaugrana’ të arrijë të regjistrojë lojtarët ka dhënë edhe Pique, pasi ka pranuar zbritje të pagës dy herë.