Galtier për yllin argjentinas: Messi ka fituar gjithçka

Trajneri i Paris Saint Germain, Christophe Galtier ka folur në lidhje me Leo Messin.

Këtë edicion Galtier mori drejtimin e Paris Saint Germain, pas shkarkimit të Mauricio Pochettinos.

Christophe Galtier, lavdëroi Lionel Messin, pasi u pyet se si ndihej të menaxhojë ikonën e Argjentinës.

“Nuk mund të befasohem [sa i mirë është ai] sepse kur ke një rekord të tillë, një numër të tillë ndeshjesh, trofe të tillë, është sepse je një profesionist shumë i madh,” tha fillimisht ai.

Tutje francezi tha se Messi është i afërt me bashkëlojtarët e tij dhe se ka fituar gjithçka.

“Leo bën të gjitha seancat stërvitore, është i përfshirë, është i buzëqeshur, shkëmbehet me partnerët, është frymëzim për lojtarët tanë dhe më pëlqen çdo moment ta shoh në fushë, është shembulli që duhet ndjekur.

Ai ka fituar gjithçka, thjesht i ka munguar Kupa e Botës, por në nivel klubesh ai ka fituar gjithçka. Ai ka fituar çmime individuale por nuk është i kënaqur, larg kësaj. Unë mendoj se ai është i lumtur dhe kur Leo buzëqesh, skuadra buzëqesh. Ai është i dashur dhe i admiruar nga bashkëmoshatarët e tij”, përfundoi ai.

Messi ka edhe një vit kontratë të mbetur me ekipin parisien.