Ten Hag për Ronaldon: Ende nuk kam vendosur nëse do të startojë nesër

Erik Ten Hag nuk u ka shpëtuar pyetjeve në lidhje me situatën që po kalon Cristiano Ronaldo te Manchester United këto kohë.

Holandezi u doli përballë medieve një ditë para se skuadra e tij të ndeshet me Brendfordin në kuadër të Premier League.

Në lidhje me portugezin tha se është trajnuar mirë në këtë javë, mirëpo ende nuk ka vendosur nëse do të startojë me të pasditën e së shtunës.

“Cristiano është trajnuar mirë këtë javë. Ai i ka luajtur dy gjysmë lojë deri më tani. Sa i përket futjes së tij në 11-shën startuese do të shohim nesër. Është vendimi im, do ta mbaj”, tha ndër të tjera ai.

Siç tashmë dihet, Ronaldo është thellësisht i pakënaqur me merkaton dhe situatën në të cilën ndodhet klubi i tij, andaj është duke e menduar seriozisht largimin nga “Djajtë e Kuqë”.