Pamje emocionuese të djaloshi 9 vjeçar i cili ka luftuar kancerin.
Djaloshi nga Oklahoma e Amerikës, Steven vetëm 9 vjeç ka shpenzuar 3 vitet e fundit duke luftuar kundër leukemisë.
Dhe në video shihet se ai është duke e marr dozën e fundit të ilaçeve, meqë i ka dhënë fundit atyre dhe ka arritur ta luftojë këtë sëmundje, transmeton lajmi.net.
Ky është një moment tejet i madh për djaloshin. Prindërit e tij i kanë mbajtur çdo shishe të ilaçeve që ai i ka marrë gjatë këtyre viteve, si kujtim të rrugëtimit të tij në luftimin e kësaj sëmundje.
“Unë i dhashë kancerit një shkelmë thotë djaloshi në fund të videos.”