Ibrahimovic drejt Evertonit

Sulmuesi suedez mund t’i bashkohet në Liverpool trajnerit Carlo Ancelotti, i cili mund ta marrë në dorë Evertonin

Evertoni i ka nisur bisedimet me Zlatan Ibrahimovicin.

Sulmuesi suedez është lojtar i lirë pasi e përfundoi eksperiencën e tij me ekipin amerikan, Los Angeles Galaxy.

Lajmin e ka bërë të ditur portali italian “TuttoMercatoWeb”, përcjell Gazeta Express.

38 vjeçari e ka paralajmëruar rikthimin në futbollin evropian dhe ishte pranë transferimit në Milan, ku kishte luajtur vite më parë.

Mirëpo, duket se palët nuk janë marrë vesh rreth kohëzgjatjes së kontratës.

Prandaj, në mes tash ka hyrë klubi nga Liverpooli, i cili e do veteranin e sulmit në Angli.

Ibra mund t’i bashkohet ish-trajnerit të tij, Carlo Ancelotti, i cili po ashtu është afër të emërohet trajner i Evertonit.