Ky dizajn i ri i tualetit ndihmon që njerëzit mos të humbin kohën gjatë punës

Të gjithë e kemi bërë, kemi hyrë në tualet dhe kemi shpenzuar kohë, duke i kontrolluar rrjetet sociale, duke shikuar video dhe në përgjithësi duke bërë ‘chill’, raporton “Unilad”.

Vetëm në Britani, vlerësohet se punonjësit humbin koston e tregtisë përafërsisht 16 miliardë pound në vit, vetëm duke shpenzuar kohë në tualet.

Paraqitja e ‘StandartToilet’; guacka e cila nuk ju mban ulur për një periudhë të gjatë.

Guacka e tualetit ka qenë e pranishme në shoqëri që nga shekulli i 16, dhe dizajni i saj nuk ka ndryshuar që nga ajo kohë. Sido qoftë, profesionistët medikal kanë sugjeruar se kjo formë e tualetit shkakton hemorroide dhe dobësi në muskuj.

‘StandartTolet’

Mirëpo, tualeti modern ka shkuar përtej domosdoshmërisë, tani njerëzit hynë në tualet për t’i shfrytëzuar si hapësira private, për të qëndruar në telefona për një kohë të gjatë.

Në mënyrë që të ndryshon ky problem social, ky tualet i ri është duke ndryshuar dizajnin e uljes, duke krijuar kështu një dizajn që do krijoj presion në këmbët e njerëzve, në mënyrë që mos të qëndrojnë ulur për një kohë të gjatë.

Po ashtu, ‘StandartToilet’ pretendon që sjelle edhe përfitime: përmirëson produktivitetin e punonjësve, mos përdorimin e rrjeteve sociale, dhe përmirësimin e mirëqenies të punëtorëve.