Kuzeska: Shumica parlamentare është stabile, Qeveria është e fokusuar te kriza

Shumica parlamentare është stabile, ndërsa Qeveria është tërësisht e fokusuar në menaxhimin e krizës, deklaroi sot zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska për AIM.

“Ato janë punë të brendshme partiake, deklaroi dje kryetari i partisë, unë nuk do ta komentoja. Shumica parlamentare është stabile, ndërsa Qeveria është tërësisht e fokusuar në menaxhimin e krizës ekonomike dhe energjetike, si dhe në procesin e skriningut i cili tani më është duke vijuar”, thotë Kuzeska, duke e përsëritur qëndrimin e partisë pas informacioneve për ngjarjet në partnerin e tyre të koalicionit BDI.

Paraprakisht sot për informacionet lidhur me BDI-në, në konferencë për shtyp u përgjigj në pyetje të gazetarëve edhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani duke potencuar se lajm i rremë është informacioni për ndërrimin e tij dhe se nuk meriton asnjë koment.

lidhur me letrën e hapur të një grupi të anëtarëve të BDI-së, Osmani tha se në parti ka nivel të lartë të demokracisë dhe secili mund ta shprehë mendimin e tij, por se fjalën e fundit e ka lideri Ali Ahmeti.

“Me deklaratën e djeshme të Ahmetit, mendoj se këtu ka përfunduar ajo histori”, deklaroi Osmani, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në konferencën e sotme në MPJ.

I pyetur për atë nëse trazirat brenda partiake do të ndikojnë në stabilitetin e Qeverisë, Osmani tha se BDI-ja është faktor i stabilitetit në 20 vite dhe se ashtu edhe do të vazhdojë.