A po i kanoset BDI’së edhe humbja e Çairit, pas humbjes së Tetovës e Gostivarit?

Shkruan: Fejzi HAJDARI

Dy gjëra me kanë lënë pështypje gjatë vlimeve dhe përplasjeve të fundit në BDI, që për shumë njohës të rrjedhave politike, kanë qenë deri diku të pritshme, nga shkaku i qëndrimit të gjatë të kësaj partie në pushtet dhe sidomos mosndëshkimit nga ana e gjyqësorit të korruptuar (organeve të ndjekjes) të më shumë protagonistëve të lartë partiakë, për të cilët ka njohuri se janë të zhitur në krim e korrupsion. Thonë se vetëm zullumi këputet kur trashet! Nganjëherë, ndodhive ju paraprijnë isharetet (sinjalet).

E para, ishte reagimi i shpejt i kreut Integrist Ali Ahhmetit, gjë e cila deri tani, ama asnjëherë, nuk ka ndodhur. Veprim ky, që më shumë se simbolik, hapë dilema nëse Ahmeti gjendet para një presioni jashtzakonisht të madh brendapartiak, që kërkon zgjidhje të ngutshme. Reagimi, përgjigjja e prerë e Ahmetit, edhe më tepër e shtuan dozën e dyshimit për këtë se diçka serioze po ndodh.

E dyta, është fakt se për herë të parë në këtë parti, po del në formë të formalizuar, një pakënaqësi për të cilën vërejtjet tanimë një kohë të gjatë po lundërojnë në kancelarinë e Ali Ahmeti, në media, biles edhe në përfaqësitë diplomatike në Shkup. Kërkesa apo Apeli nga grupi i pakënaqur partiak, vjen nga Dega partiake që deri sot vlente, si “Bastion i BDI’së”. Në kuadër të të pakënaqurve aty ka dy deputetë, ish-ministra dhe kryetarë komunash (Visar Ganiu, Blerim Bexheti, Nevzat Bejta) dhe funksionarë e ish-funksionarë të lartë partiakë. Kjo edhe më tepër ngritë shkallën e shqetësimit për rrjedhën e mëtejshme të zhvillimeve brendapartiake. Rrjedhimisht, nëse funksionarët e “Grupit të zjarrit” braktisin ngjyrat partiakë apo shfaqin padëgjueshmëri, në pikëpyetje vihet edhe shumica parlamentare etj.

Nëse gjykohet sipas paraqitjes së parë të Ali Ahmetit, kërkesat e “Grupit të Zjarrit” do të jenë të papranueshmë dhe të papërfillshme. Paraqitja e tij ishte e prerë… Që ‘de facto’ i bie, ‘të paknaqurit’ mund të rrugëtojë konform vizionit të tyre, por jo në kuadër të BDI’së.
Komunën e Çairit e të Sarajit, aktualisht i drejtojnë pikërisht njerëzit e Grupit. Por jo vetëm kaq, në kuadër të grupit janë disa funksionarë të lartë, dy deputetë, megjithëse flitet edhe për tjetër. Me fjalë tjera, goditja e grupit pavarësisht reagimit të Ahmetit, mund ta dëmtojë goxha këtë subjekt politik.

Sidoqoftë, Çairi ishte Dega dhe qendra më e fuqishme e BDI’së, këtë e dëshmojnë aktivitetet dhe ciklet zgjedhore, prandaj goditja e fundit nga Grupi Zjarrit, sipas të gjitha gjasave, s’do të kalojë edhe pa ndonjë goditje tektonike në BDI. Humbja e dy hershme brenda 9 muajve në Tetovë (qytetin me votues më të madh shqiptar), nuk është se mund të kalojë pa metastazuar edhe gjetiu, gjithnjë duke patur parasysh edhe ndikimin e funksionareve Grupit te pakenaqur. Alarmi tanimë është ndezur. Kush do ta fitojë garën: ata që dua ta shuajnë apo ata që duan ta kallin?