Kuvend, filloi debati për pakon e pestë të masave ekonomike

Filloi seanca e Komisionit për Financim dhe Buxhet në të cilën debatohet për propozim ligjet nga pakoja e pestë e masave ekonomike. Janë parashtruar 27 amendamente, pjesa më e madhe e të cilëve kanë të bëjnë me zgjatjen e afateve, që të mund kompanitë të aplikojnë. Afati për aplikimin e kompanive sipas amendamentit të pranuar do të zgjatet deri më 30 prill.

Anëtarët e Komisionit nga radhët e VMRO-DPMNE-së kërkuan që kompanitë të marrin ndihmë edhe për muajt prill dhe maj dhe ndihma të paguhet direkt në llogarit bankare të të punësuarve. Por këto amendamente nuk u pranuan nga mazhoranca.