Regjistrimet e popullsisë në vendin tonë

Rahmi Veliu
Në hapësirën ku jetojmë na sot janë zhvilluar disa regjistrime të popullsisë,varësisht nga periudha të ndryshme historike. Përndryshe,regjistrimet e para mund ti hasim nëpër defterët turq. Kështu,nga këta defter do të mësojmë se regjistrimi I parë është zhvilluar në 1568. Kuptohet këto regjistrime janë kryer nëpër vilajete. Regjistrime më të plota për numrin e popullsisë do të zhvillohen në vitin 1921 dhe në vitin 1931. Regjistrimi vijues është dashur të zhvillohet në vitin 1941 por për shkak të LDB ky regjistrim nuk u mbajt. Pas luftës së LDB u zhvilluan këta regjistrime : 1948,1953,1961 dhe pastaj me radhë 1971,1981,1991 (1994) dhe pas mëvetësisë regjistrimi I parë u zhvillua në vitin 2002 dhe prej asaj kohe kaluan afër dy dekada dhe nuk u zhvillua asnjë regjistrim. Në radhë ishte të mbahet në vitin 2011,por edhe ky regjistrim na doli regjistrim I dështuar. Thuhet se regjistrimi në vijim do të mbahet në vitin 2021, por të them se as këtij regjistrimi nuk i dihet fatit. Disa parti maqedonase janë për u mbajtur më vonë me 2022. Sidoqoftë dikush don që i njëjti regjistrim të prolongohet, ndoshta presin kohëra më të mira për manipulim me numra ose përqindjen e popullsisë, thuhet një fjalë “insan halli“. Pati edhe një propozim tjetër që regjistrimi të shtyhet për dy muaj! Se çka mund të bëjnë për dy muaj, këtë mund ta dinë vetëm ata të VMRO-DPMNE-së. Mu për këto shkaqe nuk mund të thuhet saktësisht se kur do të zhvillohet regjistrimi vijues.
Pat edhe propozime tjera se në çfarë forme do të mbahen regjistrimet dhe si do ë mbahen , a do të përfshihen popullsi rezidente dhe jorezidente ? Kjo bën që të kuptosh se akoma nuk është vendos për format e regjistrimit . Sa I përket popullsisë jorezidente , me rëndësi është të theksoj se të dhënat për numrin e kësaj popullsie (jorezidente) mund të themi se këta të dhëna janë të dhëna kuturu. Për ta argumentua këtë, dua të marr si shembull të dhënën e regjistrimit të vitit 1994. Kjo më mirë do të shihet në tabelën e poshtëshënuar :

Etnitetet Gjithsej Rezidentë Jorezidentë
Maqedon 1.3680.687 1.295.964 84.723
Shqiptarë 478.967 441.104 37.863
Turq 81.515 78.018 3.497
Rom 47.408 43.707 37.011
Serb 40.590 40.228 369
Vlleh 8.628 8.601 27
Të tjerë 40.079 38.427 3.659

Gjithsej 2.077.874 1.943.050 133.824

Nga tabela mund të vijmë në përfundim se numri I popullsisë jorezidente është një e dhënë kuturu, mu për atë se kjo popullsi kur ka emigruar nuk kanë shkuar nëpërmjet entit për punësim por kanë shkuar nëpërmjet ndonjë të afërmi apo kanë shkuar vetë, kështu që nuk disponohet me numrin e të migruarëve që të kemi një pasqyrë më të qartë për popullsinë jorezidente. Prandaj themi se e dhëna për këtë popullsi jorezidente është e dhënë kuturu. Përndryshe e dhëna për 133 824 banorëve është larg reales. Sot mendohet se në botën e jashtme ka mbi 500 000 banorë.
Disa dhanë një propozim që regjistrimi të shtyhet për dy apo tre muaj, propozuan që regjistrimi të kryhet në vitin 2022. Mendoj se kjo nuk ka ndonjë rëndësi aq të madhe , me rëndësi është që të kemi një regjistrim sa më të realët, në mënyrë që mos të kemi një manipulim me numrat ose me përqindjet e popullsisë,përndryshe nga regjistrimet e zhvilluara deri tash mund të them lirisht se nuk ka regjistrim ku nuk është manipuluar me numrin e popullsisë me theks të veçantë të asaj shqiptare, rome, serbe, vllahe, etj.