Kushëriri i Ali Ametit: Në vitin 2001 Naser Ziberi na quante terroristë! (Foto)

BDI-ja po përballet me problem të dyfishtë me propozimin për “kryeministër shqiptar”. Përveç votuesve shqiptarë, këtij propozimi nuk po i besojnë as vetë njerëzit e BDI-së, duke përfshi ish ushtarë të UÇK-së e madje edhe familjarë të Ali Ahmetit.
Një prej tyre është Fatmir Limani, kushëri i Ali Ahmetit (nip i Fazli Veliut) dhe djali i dëshmorit Beqir Limani. Ai ka risjellur qëndrimin e Naser Ziberit të shprehur në vitin 2000, kur Fazli Velu u arrestua në Gjermani, kurse Maqedonia kërkonte ekstradim (riatdhesimin) e tij.
“Naser Ziberi, i cili në kohën e burgosjes së Fazli Veliut në Gjermani, u shprehÇ “Kështu do t’u shetiten terroristët nëpër Europë, nëse nuk i riatdhesoni”, ka shkruar Limani, duke na rikujtuar qëndrimete atëhershme të Ziberit.
Ndryshe Ali Ahmeti e përkujton rregullisht Beqir Limanin, babain e Fatmir Limanit por edhe ish ushtarë tjerë, kurse në anën tjetër bashkëpunon me Naser Ziberin. BDI majde po përdor UÇK-në edhe në një klip reklamues parazgjedhor.
“Kjo ngjall dyshim se kryetari i BDI-së nuk është i sinqertë ose kur përkujton dëshmorët e UÇK-së, ose kur bashkëpunon me Naser Ziberin, ose në të dyja rastet”, vlerësojnë disa analistë shqiptarë.