Spasovski: Për çdo “bombë” duhet të veprohet pa marrë parasysh se për kë bëhet fjalë

Kryeministri Oliver Spasovski deklaroi se nuk e ka dëgjuar bombën më të re e cila sot ishte publikuar nga biseda mes Hristijan Mickovskit dhe Zoran Milevski – Kiçeec, por që për çdo publikim të tillë duhet të ketë veprim nga institucionet pa marrë parasysh se për kë bëhet fjalë.

“Çdo gjendje e cila ka çfarëdo lloj indikacione, ka institucione, ka prokurori, nuk ka procedura të ngritura, le t’i thërrasin në biseda. Shikoj, çdo ditë kemi dëshmi. Edhe sot dëgjova për ndonjë nga ato “bomba” për financim të fushatave për partitë politike opozitare. Duhet të ketë veprim, pa dallim se për kë bëhet fjalë”, tha Spasovski pas inspektimit të punëve ndërtimore në sallën sportive në SHF “Vera Jociq” në Hipodrom./MIA