Kush don të udhëtojë jashtë Maqedonisë, duhet të nënshkruajë se tre muaj nuk do të kthehet në vend

Shtabi qendror Koordinativ ka sjellur sot vendim që shtetasit e Maqedonisë të cilët udhëtojnë jashtë Maqedonisë, do të mund ta bëjnë me kushte të caktuara.
Kryeministri Oliver Spasovski në paraqitjen e tij tha se është vendosur që çdo shtetas që dëshiron të udhëtojë jashtë vendit, duhet të nënshkruajë se tre muaj nuk do të kthehet në vend, transmeton Gazeta Lajm.
Njëkohësisht kryeministri Oliver Spasovski ka kërkuar nga presidenti Stevo Pendarovski të shpallë gjendje të jashtëzakonshme. Ai ka thënë se vendosja e kësaj gjendje nuk do të thotë me automatizëm kufizim të lëvizjes së qytetarëve, por vetëm me shpalljen e kësaj gjendje krijohen rrethana për luftë më efikase në situatën e krijuar nga koronavirusi.