Kurti: Pushtetin dhe shtetin e fituan qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas votimit për shef të ekzekutivit, tha se sot po e hapin një kapitull të ri të Kosovës dhe u zotua se ai do të jetë përfaqësues i të gjithëve.

Sipas tij, sot mbaron politika e vjetër e monopoleve dhe klientelizmit, por e së drejtës.

“Sot nuk ka fituar LVV-apo LDK, po qytetarët e Kosovës. Sot pushtetin dhe shtetin e ka fituar populli se atij i takon dhe do t’i takojë përherë. Ne të gjithë jemi të zëvendësueshëm, por populli është i përhershëm. Unë zotohem para jush se do të jap maksimumin për të mirën e qytetarëve. Nga sot do të jem kryeministër i të gjithë juve”, tha Kurti.