Profesori amerikan Daniel Serwer ka thene se Serbia nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian pa i normalizuar plotesisht marredheniet me Kosoven, gje qe, sipas tij, nenkupton njohjen e Kosoves
dhe shkëmbimin e ambasadoreve mes dy vendeve.
Në një bashkëbisedim në podcastin “PIKË” me
publicistin Veton Surroi, Serwer ka deklaruar se kushtëzimi i Serbisë per normalizimin e marredhenieve me Kosoven eshte i qarte per vendet anëtare te BE-së.
“Esht shumë e qarte për kedo që ka tru në Beograd se
Serbia nuk do të hyjë në Bashkimin Evropian derisa të
normalizojë plotesisht marredheniet me Kosoven, që
sipas meje do te thotë ta njohë dhe të shkëmbeje
ambasadorë me Kosovën”, ka thenë Serwer.
Gjate diskutimit, Surroi ka theksuar se ky gëndrim
ështe i shkruar si politike zyrtare vetëm në
Washington, ndërsa ka rikujtuar se pesë shtete anëtare te Bashkimit Evropian nuk e njohin pavaresine e Kosoves.
Megjithate, Serwer ka then se te pakten pese shtete t tjera anëtare t BE-se nuk do ta pranonin Serbine në
Union pa normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Surroi ka vleresuar se ky numer mund te jete edhe me i madh.
Serwer ka thene se nuk e sheh te nevojshme qe
kushtet ndaj Serbise të perseriten vazhdimisht, pasi,
sipas tij, ato janë te qarta prej kohësh. Ai ka shprehur me shume shqetesim per mungesen e perparimit te Kosovës drejt anëtaresimit në Keshillin e Evropës dhe
marrjes së statusit të vendit kandidat per anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kosovë-Shqipëri Serwer: Pa njohjen e Kosovës, Serbia s’mund të hyjë në BE



