Romeo konfirmon ndarjen nga Jonida, kështu reagon këngëtarja

Romeo dje ishte i ftuar në emisionin ‘Thumb On’ ku kishte folur lidhur me romancën e tij dhe këngëtares Jonida Maliqi.

Ai pranoi se lidhja ka marrë fund duke thënë “Çfarë ka ndodhur është e shkuar, anija u mbyt, kapiteni u mbyt bashkë me anije. Sado ta riparosh Titaniku nuk lundron më”.

Ndërsa pas deklaratës së tij ka reaguar vetë këngëtarja me një postim në Instagram ku shkruante “Qëndro i njëjti person, privatisht, publikisht dhe personalisht”.