Zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani, i është kundërpërgjigjur BDI-së lidhur me akuzat për ndarjen e bursave për vitin shkollor 2026/2027, duke theksuar se ato ndahen sipas kritereve profesionale dhe jo përkatësisë etnike apo politike.
Sulejmani tha se rezultatet nuk janë përfundimtare, pasi pritet publikimi edhe i 900 bursave sociale dhe 1.570 bursave për arsimin dual, kategori ku, sipas tij, interesimi i nxënësve shqiptarë është dukshëm më i madh.
Ai kërkoi që përfaqësimi i nxënësve shqiptarë të vlerësohet vetëm pas publikimit të të gjitha rezultateve, duke ftuar partitë politike të mos nxjerrin përfundime të parakohshme.
“Bursat nuk janë privilegj etnik apo politik”, theksoi Sulejmani.



