Kurti do ta pres Ramën me ceremoni shtetërore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nesër duke filluar nga ora 08:50, do ta pres me ceremoni shtetërore në sheshin “Skënderbeu”, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe anëtarë të kabinetit qeveritar të atjeshëm.

Pas takimit, Albin Kurti dhe Rama, mbajnë konferencë për media në ora 10:20. Konferenca e përbashkët do të mbahet në oborrin e Qeverisë. Mediat e akredituara duhet të jenë aty më së largu në ora 10:00, transmeton Klankosova.tv.