Kurti: 2 miliardë euro në vit në Maqedoni nga diaspora shqiptare

Duke u bazuar në të dhënat e Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut, lideri i VV-së, Albin Kurti në thirrjen e diasporës shqiptare për regjistrim, ka bërë të ditur se remitancat në vend arrijnë deri më 2 miliardë.

Sipas tij, pjesa dërmuese e tyre janë nga shqiptarët.

“Shqiptarët janë një popull i lidhur për vendin, për truallin e vet, për shtëpinë dhe pronën e vet. Nga të dhënat zyrtare të Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut, remitancat e mërgatës arrijnë deri në 2 miliardë euro në vit. Ne e dimë se pjesa dërmuese e këtyre parave vjen nga mërgata shqiptare, për shkak të diskriminimit institucional dhe ekonomik që është ushtruar ndaj shqiptarëve. Ndihma e familjarëve që jetojnë jashtë shtetit është jetike. Ky fakt e bën mërgatën shqiptare të Maqedonisë së Veriut të jetë më aktive, edhe se ajo e Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo dëshmon interesimin e madh që mërgimtarët kanë për njerëzit, vendin dhe pasurinë e tyre dhe shtetin e tyre”, tha Kurti, transmeton TV21.

Sipas tij, duke u bazuar në Kushtetutën e vendit, regjistrimi i çdo qytetari do të diktojë shifrat e ndarjes së buxhetit dhe në punësimet e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut./TV21