Kujt i shërben Grida me përpjekjen për relativizimin e gjenocidit serbe dhe krahasimin absurd?!

Shkruan: Fejzi HAJDARI

Një moderatore që në piadestal ngritet (si në politikë, poashtu edhe ne media) nepermjet veprimeve dhe sjelljeve te pazakonshme, dhe jo nepermjet suksesit qe nenkupton respektimin e normave dhe parimeve bazike-fundamentale profesionale, tek ajo thonë mos pritë suksese ne aspektin profesional. Grida Duma ne cilesine e moderatores ne Top Channel, i jep te drejte vetes qe ne menyre paradoksale, absurde dhe te çuditshme, pra pa kurrfare baze argumenti, qe vrasjen e rojes se Top Channel-it (rast ky per te cilin akoma s’ka filluar procesi) ta krahasoj me fushaten e bombardimeve te NATO’s ndaj Serbise!!!
Per t’ia ofruar një pasqyrë sado pak të zhvillimeve që i paraprainë fushatës së bombardimeve të Serbisë, ai vlen t’ia shpalosim disa argumente:

1. Tregoni Grida Dumes se fushatës se bombardimit te Serbise nga ana e NATO’së, i ka paraprirë gjenocidi ndaj dhjetëra mijë kosovarëve.

2. Tregoni Gridës se po bëhet avokate e rehabilitimit dhe viktimizimit te serbeve e regjimit diktatorial të Sllobodan Millosheviqit…, se serbet po gjate asaj periudhe kohore, ne Kroaci dhe Bosnje, kishin vrare 150 mijë civilë te pafajshem. Kishin debuar nga territori i Kosoves 800 mije kosovarë, me tyta automatiku dhe vrasje të civilëve.

3. Tregoni Dumës se në Sarajevë, kryeqyteti i Bosnjes, gjate shtetrrethimit dhe bombardimeve të pareshtura nga makineria vrasatare e sërbëve, që zgjati mbi 3 vite, në këtë qytet u vrane rreth 10 mije civilë te pafajshem, ne mesin e tyre rreth 1600 femijë…

4. Që ta ketë edhe më të qartë Grida, pra, bombardimi pasoi pas shume paralajmerimeve dhe rezolutave te KS OKBse, te cilat shoqeroheshin edhe me kercenim me bombardin, ne rast se forcat ushtarako-policire serbe nuk do ta ndërprisni menjehere gjenocidin ndaj civilëve kosovarë.

Me disa prej këtyre argumenteve dua të them se sërbët (Akademia dhe Kisha, e mbështetur fuqishëm nga politika), strategjinë e tyre politike historikisht e kanë e ndërtuar shumë herë duke e paraqitur veten si viktimë. Jo pak herë ia kanë dalë edhe “fitues” me këtë strategji. Prandaj të përpiqesh ta relativizosh fajin e sërbëve është njëlloj sikur të bëhesh pjesë e po kësaj strategjie… A ju kujtohet rastin Panda që ndodhin në vitin 1998 në Pejë, kur agjentë serbë të maskuar i kishin vrarë 6 serbë të rinjë të moshës 18-20 vjece, vetëm e vetëm që fajin tua lënë shqiptarëve respektivisht UÇK’së.

Grida duhet t’i lexoj e njoftohet hollësisht per keto zhvillime te dhimbshme e tragjike, nese vertete nuk i dinë, e nëse i dinë dhe shtiresh sikur nuk i dinë, është mire te mos tallet me ndjenjat e familjeve kosovare, boshnjake, e kroate, sepse dhimbja nga pasojat e këtij gjenocidi, akoma nuk kane pushuar.

është vërtetë e cuditshme se si kreu vertikal i politikës redaktuese të këtij gjigandi mediatik në Tiranë, lejon që një fushatë e tillë e tendencës së reletivizimit të gjenocidit të regjimit të Sllobodan Millosheviqit të gjejë hapësirë informative tek një televizion që prodhon produksion dhe informon për të gjitha troje shqiptare. Dua të besoj se ka qenë një lapsus dhe lëshim, dhe nuk dua asnjëherë dhe në asnjmënyrë që ky veprim të jetë bërë me prapavijë dhe qëllim të caktuar.

P.S. Ku ta di…, ndoshta Grida eshte nxitur edhe nga kryeministri Edi Rama i cili pa kokerr turpi e pergjegjesie, kerkon qe kosovaret ta harrojne te kaluaren medemek gjenocidin, krimin e vrasjen e civilëve te cilin regjimi i Millosheviqit e kishte kryer ngaj kosovarëve…