Nisma QUAD e Bujar Osmanit: PR cinik apo ndërrim paradigme?

Shkrun: Arben FETAI

Bujari e paska inicu një platformë të re të pagëzuar “katërkëndëshi” midis Tiranës, Prishtinës, Shkupit dhe Podgoricës, apo i vendeve që janë harmonizuar 100% me politikën e jashtme të BE-së.

Kjo, pa dyshim, është një nismë e mirë që duhet përshëndetur nëse ideja është që të ketë bashkëpunim konkret në vend të PR-it të momentit me të cilin tanimë jemi mësuar me Bujarin dhe nëse pastrohen disa dilema.
Andaj, Bujari duhet të përgjigjet në disa pyetje para se kjo nismë të mirret seriozisht:
1. Katër vendet në fjalë tanimë kanë harmonizim 100% me politikën e jashtme të BE-së edhe pa platformën Quad. Cila është vlera e shtuar e kësaj nisme nëse fokusi është vetëm këtu? A po hapet nje derë tanimë e hapur apo ka diçka tjetër përtej harmonizimit me politikën e jashtme të BE-së?

2. Cilat vende ballkanike nuk kanë harmonizim 100% me BE-në dhe nuk ndajnë vlerat dhe parimet demokratike të BE-së që Bujari po i përmend vetë? Nëse po, çka? Dhe nëse jo, cila është dobia?

3. Çka ndodh tani me Open Balkan si nisma kryesore autoktone e bashkëpunimit rajonal dhe a do të vazhdojë Maqedonia e Veriut të marrë pjesë në këtë nismë e cila udhëhiqet nga shteti që është në shpërputhje totale edhe me politikën e jashtme të BE-së edhe me vlerat evropiane në të cilat po thirret Bujari?