Ku ka më shumë rrezik nga Koronavirusi, në fshat, apo në qytet?

Një nga pyetjet që parashtrohet pas shpalljes së pandemisë nga Koronavirusi është nëse qyteti është më i sigurt për jetë në këtë periudhë, ose fshati?
Duke pasur parasysh se për virusin Korona ende ekzistojnë shumë paqartësi, edhe përgjigja e saktë ndaj kësaj pyetje ende nuk dihet. Mirëpo për shumicën e qytetarëve fashti, natyra dhe ambienti i hapur, asocon mjedis më të sigurt, se tollovia e qytetit, transmeton Gazeta Lajm.
Këtë mendim e kanë edhe shumë qytetarë të kryeqytetit francez, Parisit, të cilët masovisht kanë filluar të lëshojnë qytetin dhe janë drejtuar në brendi të vendit, respektivisht në fshatra dhe vendbanime më të vogla.
Ata po e lëshojnë kryeqytetin me trena dhe vetura, para se të aplikohet kufizimi i paralajmëruar i lëvizjes, si masë për shkatërrimin e epidemisë.
Në stacionin e hekurudhave Gar De Nord, udhëtarët shumica e të cilëve mbajnë maska, po grumbullohen në peronë.
“Më tepër dëshirojmë të jemi në ambient të hapur, në shtëpi me oborr, se në banesë në Paris”, ka deklaruar gazetarja Kamil, e cila është nisur për në veri të Francës, me nënën e vet dhe me partnerin.

Kjo sjellje ka brengosur banorët e brendisë së Francës, sepse shumë prej tyre kanë frikë se parizienët do tua dërgojnë virusin.