Ne supozohet të flemë 7 deri në 10 orë gjumë çdo natë, në varësi të moshës, por zakonisht kjo nuk zbatohet tek të gjithë, për arsye të ndryshme, transmeton lajmi.net.
“Problemet e gjumit përbëjnë një epidemi globale që kërcënon shëndetin dhe cilësinë e jetës për 45% të popullsisë së botës,”- sipas World Sleep Society, një organizatë jofitimprurëse e profesionistëve të gjumit.
Ka shumë gjëra që mund të na vijnë në kokë, por pagjumësia nuk është zgjidhje. Gjumi i pakët çon në shtimin e peshës, mosfunksionim e sistemt imunitar, presion të lartë të gjakut, sëmundje kardiovaskulare, goditje në tru, ankth dhe çrregullime të tjera.
Këto janë këshillat që ofron Shoqata Botërore e Gjumit, për të bërë një gjumë produktiv:
- Përcaktoni një orar të rregullt kur flini dhe kur zgjoheni
- Bëni kujdes me gjumin pas drekës
- Mos konsumoni cigare ose alkool
- Shmangni ngrënien e ushqimeve të caktuara
- Stërvituni rregulisht, por jo para gjumit.