OBSh: Rastet e konfirmuara të COVID-19 në vende të tjera i kalojnë ato brenda Kinës

OBSh-ja tha se deri në mëngjesin e të hënës, mbi 164 mijë raste të COVID-19 u raportuan në 146 vende e rajone, përfshirë 6470 të vdekur, informon CRI.

Organizata Botërore të Shëndetësisë e ka konsideruar Evropën si epiqendrën e re të pandemisë COVID-19.

Vendi i dytë më i prekur është Italia me 2,158 viktima dhe 27,980 të infektuar. Prej disa ditësh vendi është shpallur zonë e kuqe.

Vendi i tretë më i prekur është Irani me 853 viktima dhe 14,991 të infektuar.

Në Francë shifrat janë alarmante pasi janë regjistruar 148 viktima dhe 6,633 të infektuar. Ditën e djeshme presidenti Makron mori masa drastike ku ndër të tjera u bëri thirrje francezëve të qëndrojnë në shtëpi.

Ndërkohë në Spanja ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi regjistron 342 viktima dhe 9,942 të infektuar. Së fundmi edhe bashkëshortja e kryeministrit spanjoll Pedro Sançez rezultoi pozitive në testin e bërë për Covid-19.

Edhe Shqipëria është prekur nga koronavirusi ku deri më tani është regjistruar një viktimë dhe 51 të infektuar. /oranews