KSHPK: Akuzat e Ivanovit janë të pabaza

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) “me indinjatë dhe në tërësi” i hedh poshtë, siç theksohet akuzat paushallë të publikuara nga ana e ish presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov ndaj kryetares së Komisionit, Biljana Ivanovska.

Në kumtesë theksohet se KSHPK është trup kolektiv dhe të gjitha vendimet i miraton në seancë publike me shumicë votash, ashtuqë janë të pabaza dyshimet për keqpërdorim të funksionit.

KSHPK në kërkesën e dorëzuar nga ish presidenti Ivanov do të përgjigjet me shkrim, theksohet në kumtesë.