Johnson: Porta jonë është e hapur, por negociatat postBrexit të vështira

Kryeministri britanik, Boris Johnson i gjykoi të vështira negociatat postBrexit me Bashkimin Europian dhe deklaroi se priste lëshime nga Brukseli.

“Porta jonë është e hapur dhe ne do të vazhdojmë të diskutojmë”, deklaroi Johnson për televizionet britanike gjatë një vizite në Bolton, në veri të Anglisë.

“Më duhet të them se situata duket e vështirë, ka një boshllëk që duhet të plotësohet. Ne kemi bërë shumë dhe shpresojmë që miqtë tanë në BE do të vijnë në tryezë me diçka”, shtoi ai, të paktën dy javë nga dalja e Britanisë së Madhe nga tregu unik europian.