Kryeministri Spasovski i dërgon kërkesë VMRO-së të nominojë tjetër ministër në vend të Mizrahit (Dokument)

Qeveria po zhvillon seancën e saj të nëntë sonte nga ora 21:00, por detaje nga kjo mbledhje ende nuk janë dhënë. Mirëpo, kryeministri Oliver Spasovski tashmë i ka dërguar një kërkesë opozitës VMRO-DPMNE për të emëruar një ministër të ri të punës dhe politikës sociale pas shkarkimit të Rashela Mizrahi.

Në zbatim të nenit 44, paragrafi tre i Ligjit për Qeverinë, është e nevojshme të emërohet një kandidat për Ministër, i cili do të kryesojë Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë Veriore, thuhet në kërkesën e Spasovskit drejtuar VMRO-DPMNE-së.