Kryeministri Kurti nderoi pjesëtarët e Forcave të Armatosura Britanike të rënë në Kosovë

Në ceremoninë e organizuar nga Ambasada britanike në Prishtinë, mbështetur edhe nga Forca e Sigurisë së Kosovës, në nder të Ditës së Përkujtimit, u bënë homazhe para Memorialit të Dëshmorëve Britanikë, në sheshin “Edit Durham” në Prishtinë.

Në këtë ceremoni përkujtimore, të rënët u nderuan edhe nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe ambasadori britanik Nicholas Abbott.