“Ballkani i Hapur” nis me qarkullimin e lirë të mallrave bujqësore

Delegacioni i Maqedonisë së Veriut i udhëhequr nga zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski në mbledhjen e punës dyditëshe në Nish, në të cilën punohej në përgatitjen e të gjitha parakushteve për implementim efikas të marrëveshjeve që e trasojnë qëllimin e rajonit tonë të bëhet i lidhur, treg i përbashkët dhe i hapur. Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, në mbledhje janë vërtetuar hapat e ardhshëm me të cilat përmes nismës “Ballkan i Hapur” tashmë nga viti i ardhshëm do të mundësohet qasje e lirë në tregun e punës dhe lidhje pa kufij.

“Në mbledhje ishin shqyrtuar projekt vendimet e para për lehtësim të importit, eksporti dhe qarkullimit të mallrave në Ballkanin Perëndimor, si dhe për qasje të lirë në tregun e punës me krijimin e ‘Open Ballkan ID’, që qytetarëve nga i gjithë rajoni u hapen risi të shumta”, citohet në kumtesë.

Nga Qeveria informojnë se në grupet e punës në mbledhjen në nivel të ekspertëve morën pjesë përfaqësues të ministrive të ekonomisë, për punë të jashtme, për punë të brendshme dhe për shoqëri informatike dhe administratë si dhe përfaqësues të Institutit për akreditim, të Drejtorisë doganore, të Agjencisë për ushqim dhe veterinari, të Inspektoratit për bujqësi, të Drejtorisë fitosanitare dhe të Inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësor. “Nga ana e sektorit real në mbledhje morën pjesë edhe përfaqësues të Odës ekonomike të Maqedonisë së Veriut, të cilët prej në fillim janë pjesë e nismës “Ballkan i Hapur” dhe të cilët në lidhshmërinë në tregun e përbashkët dhe të hapur rajonit ia dhanë mbështetjen e plotë.