Kroacia gati të blejë avionët “F16”, dështon plani i serbve

Kroacia nuk ka hequr dorë nga blerja e avionëve të avancuar ushtarakë, përmes të cilëve do t’i përgjigjet strategjisë së serbve për t’u armatosur me avionë dhe tanke ruse, raporton abcnews.al.

Mediat kroate raportojnë se Ministria e Mbrojtjes së Kroacisë do të shpallë deri më datë 28 maj nëse kanë ndërmend të blejnë avionët amerikanë “F 16” apo ata suedezë “Saab Gripen”.

Blerja e avionëve shumë rolësh nga Kroacia mbështetet edhe nga SHBA-të me kushtinë që të jenë të përshtatshëm me sistemet e sigurisë së NATO-s, ndryshe nga Serbia e cila po përdor armatim rus.

Më herët, Kroacia ishte në prag të një marrëveshjeje me Izraelin për të blerë avionë “F 16”, por ajo u anulua për shkaqe ende të paqarta.

Kjo qasje e kroatëve ka shkaktuar shqetësim në Beograd pasi me marrjen e disa avionëve “Mig 29” ata mendonin se kishin siguruar mbizotërimin e qiellit të Ballkanit Perëndimor. /abcnews.al