Kraki: Erdha për ta pa “Ballkanin e Hapur”, kur m’thanë se Rama e paska mbyll!

Shkruan: Nezir H. Kraki

Une erdha sot n’Kosove me perfitu nga te mirat e Ballkanit te hapur por sa dola nga aeroporti me thane se Edi Rama e kishte mbylle « zonen e lire neo-jugosllave ».

Realisht, Ballkanin e hapur Rama e ka kuptu dhe shpresu si zone komode per pazare politike. Tash qe pazaret politike deshtuan, edhe shkembimet tregtare dhe « prospertiteti neo-jugosllav » u harruan. Ishte e ditur dhe e pritur.

Nga ana tjeter, Vuçiqi Ballkanin e hapur e ka ideu si kurth per eklipsimin e Kosoves si shtet dhe ngrirjen e saj si çeshtje apo konflikt te pazgjidhur. Ne kete pike ndihmen me te madhe e ka marre nga Edi Rama. Po po! Sepse është ky Edi Rama qe doli edhe me idene e konferences nderkombetare per Kosoven 15 vite pas pavaresimit te saj nga Serbia.
Nejse… Mire qe u mbyll Ballkani bashke me idete proserbe te Edi Rames dhe seancat lehëse te atyre qe desh na kafshonin sa here ishim kunder serbizimit te Kosoves permes Tiranes zyrtare.