Disa pamje të reja mahnitëse nga vijat e frontit të Ukrainës kanë kapur momentin kur një tank rus u hodh në ajër në një goditje precize nga forcat e Kievit
Duke vëzhguar fushën e betejës me një kamerë droni, brigada e 225-të e mekanizuar e Ukrainës shënjestroi një tank të vetëm rus që po qarkullonte përgjatë një rruge në veri-perëndim të Bakhmut, shkruajnë mediat e huaja.
Bëhet fjalë për një qytet industrial në rajonin Donetsk të Ukrainës që është bërë epiqendra e konfliktit të përgjakshëm.
Dhe ndërsa lëviz në një pozicion të ekspozuar, ai qëllohet me një goditje të saktë dhe shpërthen në një “top zjarri të madh portokalli”.
Pak çaste më vonë, mund të shihet sesi ata që ishin në tank shpëtojnë nga pajisja e palëvizur dhe vrapojnë drejt pemëve.
Kjo vjen pasi Ministria e Mbrojtjes i Ukrainës këtë mëngjes pretendoi se forcat e Kievit kishin rimarrë rreth 37 kilometra katrorë (14 milje katrorë) të territorit të mbajtur nga Rusia javën e kaluar.
“Gjatë javës së kaluar… zona e çliruar (në lindje) u rrit me nëntë kilometra katrorë”, ka thënë zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Malyar, duke shtuar se forcat ukrainase kishin hequr 28 kilometra katrorë të tjerë në jug nga kontrolli rus.
Ndryshe, progresi ka qenë i ngadaltë, por i qëndrueshëm që kur Ukraina njoftoi kundërsulmin e saj të shumëpritur muajin e kaluar.