Man United dhe Bayern Munich monitorojnë situatën e Osimhen

Victor Osimhen vazhdon të jetë sulmuesi më i kërkuar në Serie A.

Ylli i Napoli pati një sezon të shkëlqyer dhe ka bërë që të kthehet vëmendje e madhe kah ai.

Raportime nga ‘Gazzetta dello Sport’ bëjnë të ditur se dy gjigantë të Evropës janë pas lojtarit, përcjell lajmi.net.

Manchester United dhe Bayern Munich mund të bëjnë lëvizjet e vonshme për nigerianin.

Me të ardhmen e Robert Lewandowski dhe Cristiano Ronaldo të vënë në dyshim në klubet respektive, të dyja skuadrat po shohin për alternativa.

Napoli kërkon një shifër të lartë për të lëshuar kartonin e Osimhen.

Ndërkohë, Napoli po monitoron situatën e Armando Broja, në rast se Osimhen largohet nga klubi.