Kosovarja, Erda Havolli, konkurron në “The Voice of Germany” me këngën e Loredanës dhe Noizyt

“The Voice Rap” po zhvillohet në Gjermani, spektakël ky i dedikuar zhanrit të repit.

Kool Savas dhe Dardan, janë trajnerët e sezonit të parë të “The Voice of Germany”, transmeton lajmi.net.

Duke filluar nga java e shkuar, çdo të enjte gjatë javëve në vijim, të dy artistët do të konkurrojnë për talentet e rinj përkatës.

E në natën e parë në skenë u ngjit një shqiptare e quajtur Erda Havolli.

Vetëm 19 vjeç, ajo performoi para gjermanëve këngën “Heart Attack” të Loredanës dhe Noizyt. Erda ka mundur të bindë dy juristët e njohur të cilët u kthyen në të njëjtën kohë.

Në fund ajo zgjodhi Dardanin, që poashtu është shqiptar./Lajmi.net/