Dj Dagz e Einxhel Shkira jetësojnë tatuazhe dedikuar njëri-tjetrit

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz po vazhdojnë të shijojnë lidhjen e tyre, teksa janë njëri ndër çiftet e preferuara të showbizit shqiptar.

Ata janë edhe prindër të një djali i cili quhet Trev, shkruan lajmi.net.

Tash e disa muajsh, moderatorja është zhvendosur në Prishtinë, ku edhe po jeton afër partnerit të saj.

Së fundi, ata kanë realizuar tatuazhe, domethënia e të cilëve është padyshim dedikim për bebushin e tyre dhe për ata vet.

Kujtojmë, se ata u krijuan çifte brenda shtëpisë së “BBVA”.