Ronaldo martohet me modelen 14 vite më të re

Luis Nazario de Lima Ronaldo (47), futbollisti legjendar brazilian, vendosi që të martohet për herë të katërt.

Gruaja e ish-yllit të Barcelonës, Realit, Interit dhe Milanit është modelja atraktive Selina Lox, e cila është 14 vite më e re se ai, raportojnë mediat italiane, shkruan Lajmi.net.

Çifti është bashkë që nga viti 2015, teksa kohë më parë u fejuan gjatë pushimeve në Republikën Domenikane dhe më pas bënë një dasmë intime në Ibiza për familjarët dhe miqtë.

Ronaldo aktualisht është pronar i Valladolid dhe Cruzeiro dhe ka martesa me Milena Dominguez, Daniela Ciccarelli dhe Beatrice Antoni.

Ai është gjithashtu baba i katër fëmijëve. /Lajmi.net