Kop: Maqedonia luan rrezikshëm me të ardhmen

Në një intervistë ekskluzive për “360 gradë”, ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Dirk Jan Kop, ka shprehur shqetësimin e tij për zhvillimet në Maqedoni. Ai thekson se presioni politik, kontroversat rreth zgjedhjeve të prokurorëve publik, emërimeve në gjyqësor dhe ndryshimeve në legjislacionin penal janë disa nga shqetësimet e theksuara nga ambasadori. Kop poashtu thekson se Maqedonia e Veriut po luaj me zjarrin dhe se dera e BE-së mund të mbyllet në një moment. Në intervistën e tij, ambasadori Kop reflekton mbi historinë e vendeve të tjera të ish-BRSS, duke e krahasuar me situatën në Maqedoni. Ai shprehet për tensionet politike, përpjekjet për kufizim të lirisë së mediave dhe problemet e fundit në Këshillin Gjyqësor. Për më tepër, ai nxit qytetarët të shqyrtojnë se si shpenzohen paratë publike dhe të kërkojnë llogari nga autoritetet lokale.

Ambasadori Kop thekson se deklaratat e tij nuk kanë për qëllim të ndërhyjnë në punët e brendshme të vendit, por janë pjesë e detyrës së tij për të monitoruar shpenzimet dhe progresin në Maqedoni. Ai shprehet se mbështetja për zgjerimin në Holandë është në rënie, dhe hapja e negociatave për anëtarësim në BE mund të jetë në rrezik nëse kushtet nuk plotësohen.

Raporti i fundit i Komisionit Evropian për Maqedoninë, i shqyrtuar nga Kabineti Holandez, thekson shqetësimet për ndikimin politik në Këshillin Gjyqësor dhe nevojën për një luftë të vazhdueshme kundër korrupsionit në nivel të lartë. Ambasadori përfundon intervistën duke theksuar se Maqedonia duhet të tregojë vullnet politik për të kapërcyer sfidat dhe për të bërë përparim në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.