Arrestohen disa persona nga Tetova, pasi u kapën në flagrancë

Sot (02.12.2023) në fshatin Radiovcë, Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë – Reparti Policor Zherovjan, kanë privuar nga liria L.R.(26) nga fshati Siniçanë Tetovë, J.S.(20) nga fshati Selcë Tetovë dhe L.S.(19) nga fshati Selcë Keç, Tetovë.

“Ata u kapën duke kryer një “vjedhje të rëndë” në një kamion, gjatë së cilës morën disa sende. Prona e vjedhur i është gjetur dhe i është kthyer pronarit, ndërsa personat janë ndaluar në komisariat” thuhet në deklaratën e MPB-së.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës.