Kontrolli i brendshëm i MPB-së shqyrton emërimet e reja të Çulevit

Ministri i Brendshëm Teknik, Naqe Çulev shkon një hap prapa mbi urdhëresat e dhëna ditë më parë përmes të cilave ndaloi sistematizimin e punonjësve policorë nëpër departamente të tjera të Ministrisë së Brendshme. Në takimin mes Çulev dhe zëvendësministres plotësuese Sllavjanka Petrovska është konstatuar që çështja të shqyrtohet nga Kontrolli i Brendshëm në MPB, organ i cili duhet të vërtetojë nëse urdhëresat e Çulev kishin qenë në bazë të duhur ligjore ose jo. Jo zyrtarisht si bazë për shqyrtimin e urdhëresave do të merren edhe praktikat e mëhershme gjyqësore.

Ministria e Punëve të Brendshme
“Lidhur me telegramin me të cilin udhëheqësit e njësive organizative janë njoftuar për abrogimin e urdhëresave të dhëna paraprakisht, është konstatuar bashkërisht se drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike duhet të vërtetojë gjendjen faktike: ku ka aktivitete aktuale dhe me to të vërtetohet gjendja në të gjitha njësitë organizative dhe të sistemohen punonjës me vendime. Urdhëresat për punë urgjente, të pakontestueshme dhe specifike të bëhen në përputhje me ligjin për Punë të Brendshme brenda afatit 30 ditorë”.

Kontrolli i Brendshëm do të shqyrtoj edhe urdhëresat për çështjen e makinave, për të hetuar nga afër përdorimin e tyre, dhe nëse ato kanë qenë në aktivitet policor apo jo. Edhe në këtë rast, ministri teknik Çulev hap rrugën për shqyrtime ligjore të vendimeve të tij.

Ministria e Punëve të Brendshme
“Lidhur me telegramin për veturat u konstatua se derisa ekziston dyshim për keqpërdorim të veturave zyrtare, kjo do të duhet të vërtetohet nga organi përkatës në MPB, Kontrolli i Brendshëm dhe do të përjashtohen vetëm ato vetura që janë mëse të nevojshme për kabinetin e ministrit duke mos cenuar punën e përditshme të punonjësve policor. Gjithashtu është konstatuar se në bashkëpunim mes njësive organizative duhet bëhet sistematizim i duhur i veturave, duke përfshi kabinetin e ministrit, zëvendësministrit plotësues”.

Zëvendësministrja plotësuese, Sllavjanka Petrovska mbetet në qëndrimin se Çulev në këtë aspekt ka vepruar në kundërshtim me ligjin dhe se nuk heq dorë nga padia penale e paralajmëruar ndaj tij. Sa i përket krye-shefit të Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup, jo zyrtarisht kontestin mes pushtetit dhe opozitës për këtë pozicion pritet ta zgjidh Komision Shtetëror i Zgjedhjeve si organ kompetent i thirrur për konteste të tilla.