Gazetaret Meri Jordanovska dhe Iskra Koroveshovska, i kanë denoncuar në polici fyerjet dhe kërcënimet nga Emill Jakimovski, i punësuar në Regjistrin Qendror. Gazetaret Jordanovska dhe Koroveshevska presin nga policia të veprojë urgjentisht pasi siç thonë bëhet fjalë për person të rrezikshëm për shoqërinë.
Nga MPB morëm bindjen se do të veprohet për këtë rast. Me seriozitet i morën dëshmitë që i dhashë. Shpresoj se rasti do të ketë ndonjë përfundim, për shkak se kërcënime janë bërë edhe ndaj personave të tjerë – tha Meri Jordanovska, gazetare.
Sot i dorëzova dëshmitë në sektorin përkatës në polici, pres procedurë të mëtejme me qëllim të gjetjes së përgjegjësisë. Tani fjalën e kanë institucionet – u shpreh Iskra Koreveshovska, gazetare.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme thanë se pasi i kanë marrë denoncimet e gazetarëve po e hetojnë rastin.
Gazetaret i paraqitën të dy rastet në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Po ndërmarrim masa dhe aktivitete për zbardhjen e këtij rasti – thonë nga MPB.
Pasi publikimit të fyerjeve dhe kërcënimeve, nga gazetaret Meri Jordanovska dhe Iskra Koroveshevska, për personin Emill Jakimovski, reaguan edhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Sindikata e pavarur e punonjësve në media, të cilët kërkuan nga institucionet kompetente që të veprojnë dhe të merren masa konkrete ndaj autorit. Sot Jakimovski është shkarkuar nga vendi i punës në Regjistrin Qendror. Nga ky institucion njoftojnë se Emill Jakimovski, ka shkelur dispozitat e Marrëveshjes për punë ndërsa veprimet e tij i kanë dëmtuar interesat e punëdhënësit.
Nuk është sjellë në mënyrë profesionale me të punësuarit e tjerë dhe me palët. Nuk e ka respektuar hierarkinë dhe nuk është sjellë në pajtueshmëri me Kodeksin e sjelljes së punëdhënësit dhe rregullave të shkruara për disiplinë tek punëdhënësi – thonë nga Regjistri Qendror.
Në MPB periudhën e fundit, më shumë të punësuar të Regjistrit Qendror e kanë lajmëruar Jakimovskin për shkak të kërcënimeve, ndërsa e ka denoncuar edhe drejtoresha Marija Boshkovska – Jankovski. Megjithatë Jakimovskit i dolën në sipërfaqe edhe vepra të tjera të dyshimta. Më 4 dhjetor të vitit të kaluar ka vendim të gjykatës me të cilin i urdhërohet këtij personi që detyrimisht ta vizitojë për mjekim klinikën për psikiatri në Shkup. Ai e ka marrë në kontroll edhe profilin e FB-së të Regjistrit Qendror ku ka publikuar qëndrime personale dhe akuza të ndryshme.