Konjufca kujton aktivistët e VV-së që s’jetojnë më: Dhanë jetën në përpjekjen për ta bërë Kosovën të fuqishme

Kryeparlamentari, njëherit edhe nënkryetar i VV-së, Glauk Konjufca në përmbylljen e “Javës së Lëvizjes” kujtoi edhe aktivistët e kësaj parite, që nuk jetojnë më.

Ai u shprej se ata dhanë jetën në përpjekjen e tyre të përbashkët, siç u shpreh ai, për ta bërë Kosovën të lirë e të fuqishme, përcjell Klankosova.tv.

“Falënderimi i dytë i takon padyshim aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, atij aktivisti të thjeshtë, të cilin nuk e ndali dot asnjë fortunë politike, atij aktivisti i cili me plot vetëmohim dha gjithçka, duke përfshirë edhe jetën e tij, si Arbnori e si Astriti, edhe të tjerë aktivistë të cilët e dhanë jetën, si Arben Xheladini e Mon Balaj dhe aktivistë të tjerë të cilët e dhanë jetën në përpjekjen tonë të përbashkët, për ta bërë Kosovën të lirë e të fuqishme. Lavdi jetës dhe veprës së tyre”, u shpreh Konjufca.