ELITA 5 do të kthehet në skenë

Më 19 Qershor në skenën e sheshit “Katër Dëshmorët”, të Podujevës do të përformojë, grupi i mirënjohur i muzikës shqiptare, Elita 5.

Koncerti do të fillojë nga ora 21:00 dhe pritet të jetë madhështorë, transmeton Telegrafi.

Ky koncert organizohet për nder të Ditës së Çlirimit të Podujevës, ku do të interpretohen hite të pavdekshme të krijuara ndër vite.

Grupi janë pjesë e skenës prej vitesh dhe tashmë numërojnë hite të shumta.

Ata nuk ka dyshim se do të mbledhin fansa, të cilët e adhurojnë muzikën e tyre.