Tahiri, Kurtit: 17 shkurtit i kanë dhënë kuptim ushtria e njohjet, të shkoi mandati 4-vjeçar me rima

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri përmes një postimi në Facebook i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti, duke i thënë se i shkoi mandate katërvjeçar me rima.

Ai u shpreh se 17 shkurtit ndër të tjera, i kanë dhënë kuptim njohjet e shtetësisë dhe siç tha ai, themelimi i Ushtrisë.

“17 shkurtit i kanë dhënë kuptim njohjet e shtetësisë, i kanë dhënë kuptim themelimi i Ushtrisë, pavarësimi energjetik, rregullimi i statutit të Trepçës, rritjet e pagave, orët shtesë për policinë e shumë shumë vendime tjera. Lej more rimat me filtera e bojlera po përfundojë naj projekt a ndonjë rrugë se t’shkoi mandati 4 vjeçar me rima”, ka thënë Tahiri.